Paul Pogba ka zbarkuar në qytetin e Manchesterit.
Mesfushori francez, më në fund ka arritur në qytetin e Manchesterit për t’i përfunduar testet mjekësore me skuadrën e Unitedit.
Pogba, i cili la Unitedin për t’u bashkuar me Juventusin në vitin 2012, është afruar në një kthim në Old Trafford nga kampionët e Serie A për një tarifë rekord botëror.
Janë ‘tweetat’ e bërë nga gazetarë të njohur dhe aeroporti që kanë zbuluar se Pogba ka zbarkuar në Angli, duke zbuluar edhe foto nga arritja e tij.
Pas kalimit të testeve mjekësore pritet edhe nënshkrimi i kontratës, që me gjasë do të bëhet sot, duke zyrtarizuar kështu transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/