Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Obranqë e Podujevës ka bërë të ditur se i është përfshi nga zjarri shtëpia, garazhi dhe dy veturat.
Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te zjarri.
Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/