Një veturë ka goditur një këmbësore mbrëmjen e sotme në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi ajo.
Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor. /Telegrafi/