Telegrafi

Podujevë, një burrë nga Serbia braktis traktorin me dru posa vërejti Policinë

Foto ilustruese

Në fshatin Përpellac të Podujevës, Policia ka njoftuar se një person që po vinte nga Serbia në Kosovë ka lënë traktorin e tij në vend dhe vetë ka ikur.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dru.

“Policia ka vërejtur një traktor i cili ishte duke lëvizur nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe i dyshuari sa po ka vërejtur policinë ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të Serbisë. Në traktor kishte të ngarkuar 5 m³ dru. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/