Telegrafi

Podujevë, motër e vëlla rrahen mes veti – bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Podujevë.

Siç njofton Policia, motër e vëlla janë rrahur mes vete, ku edhe kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore /Telegrafi/