Tashmë është qartësuar gjithçka sa i përket komunave që shkojnë në balotazh dhe atyre që janë fituar në raundin e parë.
Balotazh dhe garë të nxehtë do të ketë në komunën e Podujevës mes Ekrem Hysenit të LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së.
Kur janë numëruar 99.10 për qind e votave Ekrem Hyseni prin me 44.30 për qind ose 16.451 vota, derisa kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota.
LDK prin në Podujevë edhe në garën për Kuvend Komunal me 38.49%. E dyta renditet LVV me 37.40%.
Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve të Vushtrrisë ishte 46.47 % apo 38 mijë e 828 qytetarë nga 83 mijë e 562 sa kishin të drejtë vote.
Kujtojmë LDK dhe LVV do të përballen në balotazh edhe në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë e Viti./Telegrafi/