Të mërkurën nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Aksioni policor është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës, ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK 47, një karikator si dhe 20 fishekë”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas këtij raporti ndaj personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. /Telegrafi/