Telegrafi

Podujevë, djali rrah nënën

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/