Telegrafi

Podujevë, babai sulmohet nga i biri

Gjatë ditës së enjte në Podujevë është arrestuar një i dyshuar, pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij duke i thyer edhe xhamin e veturës.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në këtë komunikatë /Telegrafi/