Telegrafi

Podujeva nuk shkon në zgjedhje, kuvendi komunal zgjedh kryesues Ilmi Hoxhën nga PDK-ja

Kuvendi komunal i Podujevës kaq zgjedhur sot kryesues Ilmi Hoxhën nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhja u bë në raundin e tretë, pas tërheqjes së kandidaturës nga ana e kandidates së LVV-së, Adelina Stublla.

Dy herë radhazi kishte dështuar zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe po të mos arrinte të zgjidhej edhe sot, kjo komunë do të duhej të shkonte në zgjedhje.

Në fillim të mbledhjes kandidatja e LVV-së për kryesuese të Kuvendit, Adelina Stublla tha se tërhiqet nga gara për të mos e bllokuar procesin e punës së Kuvendit Komunal. /Telegrafi/