Mykhalio Podoliak, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu përgjigj aleatit të Vladimir Putinit dhe ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili tha sot se pyetja ishte nëse Ukraina do të ekzistonte pas dy vjetësh.
Podoliak deklaroi se Medvedev është një burrë i vogël dhe i pasigurt që përhap helm në Ukrainë.
“Kjo është mënyra e tij e vetme për të promovuar veten. Ukraina ishte, është dhe do të jetë. Pyetja është se ku do të jetë Medvedev pas dy vitesh”, ka shkruar Podoljak në Twitter.
If 🇷🇺 imperialism had a face, it would be #Medvedev. A small man with huge insecurities, who sprinkles poison towards Ukraine or threatens the world as the only way to assert oneself. 🇺🇦 was, is and will be. The question is where would Dmitry Medvedev be in two years.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 15, 2022
Kujtojmë se nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, më parë kishte vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit ukrainas.
“Dhe kush po thotë që në dy vjet, Ukraina do të ekzistojë edhe në hartën e botës? Edhe pse amerikanëve nuk u intereson më, ata kanë investuar aq shumë në projektin anti-rus saqë gjithçka u është lënë atyre”, ka shkruar Medvedev në Telegram.
Ish-presidenti i Rusisë njoftoi se kishte parë një njoftim ku thuhej se Ukraina “dëshiron të marrë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga partnerët e saj të huaj dhe të paguajë për të në dy vjet”. /Telegrafi/