Mauricio Pochettino u ka thënë miqve të tij se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni – njofton Foot Mercato.
Strategu argjentinas pritet të largohet nga kryeqyteti francez një vit para skadimit të kontratës duke vënë kështu në alarm Manchester Unitedin.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur është ngopur me dyshimet në lidhje me stilin e tij të lojës dhe me nivelet e performancës së skuadrës së mbushur me yje.
Në anën tjetër, Le Parisien ka njoftuar se edhe PSG është në kërkim të një trajneri për zëvendësimin e Pochettinos para se të përfundojë sezoni.
Legjenda franceze, fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Zinedine Zidane, është objektivi kryesor i liderit të Ligue 1.
Rikthimi në Ligën Premier është një nga opsionet kryesore për 49-vjeçarin, i cili kërkohet nga Djajtë e Kuq për ta angazhuar si trajner afatgjatë në vend të Ralf Rangnick. /Telegrafi/