Mauricio Pochettino ka treguar qëllimin e tij për ta përdorur Christopher Nkunkun në një rol më qendror pas rikthimit të tij nga lëndimi.
Nkunku nënshkroi për Chelsean gjatë verës pas një periudhe katërvjeçarë të suksesshme në Bundesliga me Leizpigun, por duhej të priste deri në vigjilje të Krishtlindjeve, për të bërë debutimin e tij në Ligën Premier.
Pasi u fut në lojë në pjesën e dytë në udhëtim ndaj Wolves, reprezentuesi francez pati impakt të menjëhershëm duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutat e fundit të ndeshjes.
Për mënyrën se si Nkunku do të përshtatet në ekipin e Chelseat, ka qenë vet Pochettino i cili ka thënë se e sheh atë duke u aktivizuar në qendër të sulmit.
“Për shkak se ai po rikthehet nga një lëndim, mendoj se ai është më i mirë kur luan si një ‘10’ ose një ‘9’, më shumë se sa në të majtë ose në të djathtë”, ka thënë Pochettino.
“Mendoj se për momentin për të qenë në hap me kërkesat e Ligës Premier dhe asaj që i duhet ekipit, ai është më i mirë në pozitat qendrore”, u shpreh argjentinasi.
Nkunku mund ta nis nga minuta e parë për Chelsean xhiron e ardhshme kur Chelsea do të jetë nikoqire e Crystal Palace në “Stamford Bridge”./Telegrafi/