Mauricio Pochettino thuhet të jetë menaxheri që më në fund sjell Lionel Messin në Paris Saint-Germain dhe ta ribashkojë atë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Neymar.
Pochettino është i vendosur të zëvendësojë gjermanin Thomas Tuchel, i cili u shkarkua në prag të Krishtlindjes nga drejtuesit e klubit nga Parc Des Princes.
Sipas mediumit Le Perisien, ‘Poch’ do të përpiqet të joshë Messin të transferohet në Paris dhe të ribashkohet me mikun e tij të mirë, Neymar.
Dyshja janë të dy argjentinas dhe erdhën përmes sistemit të ekipit Newell’s Old Boys, megjithëse në kohë të ndryshme.
Kontrata e Messit me Barcelonën do të skadojë verën e ardhshme dhe ai ende nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub.
Ai u përpoq të largohej verën e kaluar, por u bllokua për ta bërë këtë falë një klauzole lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij.
Ishte menduar se destinacioni i tij më i mundshëm ishte Manchester City, ku do të lidhej me ish-menaxherin Pep Guardiola.
Por joshja e ribashkimit me Neymar, i cili formoi një treshen e sulmit të njohur si ‘MSN’ së bashku me Messin dhe Luis Suarez, mund të provojë të jetë joshëse.
Neymar nuk e ka bërë sekret se ai është i etur të luajë me 33-vjeçarin edhe një herë dhe beson se kjo do të ndodhë.
Sulmuesi brazilian luajti së bashku me Messin për katër vjet në Camp Nou përpara se të bashkohej me PSG-në për një rekord botëror 222 milionë eurosh më 2017.
28-vjeçari ende nuk ka komentuar për shkarkimin e Tuchel, i cili humbi punën disa orë pasi mposhti Strasburgun me rezultat të thellë 4-0. /Telegrafi/