Telegrafi

Pochettino ‘sulmon’ Kloppin: Gjestet e tyre të papranueshme

Mauricio Pochettino ka kritikuar Jurgen Kloppin dhe stafin e tij për gjestet e bëra pas një ndërhyrje të një lojtari të tij.

Ndërkohë trajneri i Tottenham insiston se Trent Alexander-Arnold,  e meritoi kartonin e kuq pas ndërhyrjes kundrejt Ben Davies, por gjyqtari Jon Moss e ndëshkoi me të kuq.

Liverpooli fitoi ndeshjen me Tottenhamin 2-1, falë dy golave të Daniel Sturridge.

Ndërhyja e Arnold

“Mendoj që është e pakuptimtë kur e gjithë banka ngritën në këmbë në fund të ndeshjes për një ndërhyrje, që në krahasim më ndërhyrjen e mbrojtësit të tyre, Arnold, kundrejt Ben Davies ishte për të kuq”.

Ndërhyrja që u bë zhurmë

“Ishte e pakuptimtë kur banka e tyre filloi të ankohej te banka jonë. Është autoriteti i gjyqtarit që tregon se a ishte faul, apo jo. Ishte e çuditshme”, ka thënë Pochetino. /Telegrafi/