Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar janë ftuar të gjithë në skuadrën e Paris Saint-Germain nga trajneri Mauricio Pochettino për ndeshjen e tyre me Reims sot (e diel) në mbrëmje.
PSG do të luajë sot në udhëtim te Reims në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligue 1, takim që fillon nga ora 20:45.
Klubi kryeqytetas ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe ekipi është thuajse i kompletuar.
Trajneri Pochettino ka publikuar sot listën me 22 futbollistë të ftuar, ku ka emra të rinj dhe disa mungesa.
E veçanta e gjithë listës është se së pari herë në të gjendet transferimi i madh i verës, Lionel Messi.
📋 A group of 22 players are in the squad for the trip to Reims 👀#SDRPSG pic.twitter.com/8PONgR8rH2
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 29, 2021
Messi u transferua para disa javësh si lojtar i lirë nga Barcelona, por ende nuk ka debutuar dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë sot ndaj Reims.
Në listë janë edhe dy sulmuesit tjerë Neymar dhe Mbappe, ndërsa mungesa më e madhe është ajo e Mauro Icardit të lënduar. /Telegrafi/