Telegrafi

Pochettino: Nuk mund të mbaroja së shikuari intervistën e Dele Allit

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka zbuluar mendimet e tij të fundit për ish-futbollistin e tij te Tottenham Hostpur, Dele Allin.

Mesfushori i Everton dha një intervistë për Gary Neville ku diskutoi çështje personale në karrierën e tij.

Alli foli për varësinë e tij nga pilulat e gjumit dhe foli edhe për traumat e tij të fëmijërisë, nga sulmi seksual në moshën gjashtë vjeçare, deri te pirja e duhanit si shtatë vjeçare dhe shpërndarja e drogës si tetëvjeçar.

Lexo po ashtu Dele Alli tregon për traumat e jetës – Nga abuzimi seksual në moshën gjashtëvjeçare, te pirja e duhanit, shitja e drogës e deri te pensionimi

Intervista e tij ka befasuar dhe prekur të gjithë dhe njëri nga ta padyshim se është ish-mentori i tij, Pochettino, i cili u lavdërua nga Alli në atë intervistë.

“Sigurisht, ishte vërtet e vështirë për mua ta shihja atë. Nuk e përfundova intervistën sepse ishte shumë e dhimbshme. Ai e di se si e duam ne [Pochettino dhe stafi i tij stërvitor], sa i rëndësishëm është ai për ne si person”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Si një lojtar, ai ishte i mrekullueshëm, por si një person ai ka një zemër të madhe, shumë të madhe. Dhe sigurisht, ne jemi në kontakt. Pas turneut në SHBA, shpresoj ta shoh atë në Londër, ta takoj dhe ta përqafoj fort”.

“Gjithmonë, është e vështirë kur e do një person, por ata kur tregojnë në një intervistë si kjo, është me të vërtetë e dhimbshme. Por ai është një djalë i fortë, i pabesueshëm dhe me siguri do të bëhet më i fortë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/