Telegrafi

Pochettino nuk e do Eriksenin te PSG

(Fotomontazh: Instagram/chriseriksen8/leoparedes20)

Derisa pritet që Mauricio Pochettino të konfirmohet si trajner i Paris Saint-Germainit, kjo mund t’i prishë punë Christian Eriksenit.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur është pranë që ta zë vendin e lënë bosh nga Thomas Tuchel dhe tashmë po mendon për planet e të ardhmes.

Është raportuar se Interi dhe PSG mund të bëjnë një shkëmbim ndërmjet Christian Eriksen dhe Leandro Paredes.

(Fotomontazh: Instagram/chriseriksen8)

Mirëpo, sipas Le10Sport trajneri në ardhje i klubit francez nuk është i interesuar për një marrëveshje të këtillë.

Lexo po ashtu Interi vazhdon përpjekjet për shkëmbimin e lojtarëve, ku përfshihet edhe Xhaka

Marrëveshja e shkëmbimit thuhet të ketë qenë gati në tavolinë, mirëpo Pochettino planifikon ta mbajë Paredesin në Paris. /Telegrafi/