Telegrafi

Pochettino i lumtur me paraqitjen e lojtarëve ndaj Barcelonës

Mauricio Pochettino ka folur pas kualifikimit të Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 me Barcelonën në ndeshjen e dytë.

PSG kaloi tutje në çerekfinale të garës me rezultat të përgjithshëm 5-2 dhe kjo e ka lënë të lumtur trajnerin e francezëve, Pochettinon.

“Vuajtëm shumë në pjesën e parë. Patëm probleme me pasimin e parë. Ishte një provë psikologjike sepse njerëzit po flisnin shumë për të kaluarën. Ne treguam një anë tjetër për veten në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Pochettino pas takimit.

“Ajo që është e dukshme është se ne po mendonim shumë në pjesën e parë. Ne po mendonim shumë për kualifikimin, dhe kjo është ajo që u thashë lojtarëve në pushimin mes pjesëve”.

“Unë u kërkova atyre të luanin. Sigurisht, nuk isha i lumtur dhe u thashë lojtarëve”.

“Kjo është ajo që ndodh ndonjëherë dhe ne ishim më luftarakë në pjesën e dytë. E rëndësishme është që ne të kualifikoheshim. Ne duhet t’i vendosim mendimet negative larg nga mendjet tona”.

“Navas? Ai edhe një herë tregoi të gjitha cilësitë e tij. Ai është një portier i nivelit të lartë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/