Mauricio Pochettino ka thënë se Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë të Chelseat për këtë sezon.
Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Shqipërisë duhet të presë edhe pak ditë.
Mediat në Angli e kanë pyetur trajnerin e Chelseat në lidhje me Armando Brojën, për të cilin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte thënë se pritet të rikthehet shpejt në fushë.
Pochettino nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare e Futbollit.
“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se Armando Broja do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit.
🗣️ "Who is the Albanian FA? I didn't hear." 👀
Mauricio Pochettino reacts to the leaks from Albania that said Armando Broja would be on the bench for Chelsea this weekend pic.twitter.com/YflmQ2YQLt
— Football Daily (@footballdaily) September 15, 2023
“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Sylvinhon dhe Zabaletan, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/