Telegrafi

Pochettino: Kualifikimi nuk është mision i pamundur, mund të fitojmë në Camp Nou

Mauricio Pochettino (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino këmbëngul se fitorja në udhëtim te Barcelona nuk është mision i pamundur,  pasi ka mundur Interin në shtëpi.

Rezultati i 1-0 në Wembley në mbrëmjen e së mërkurës, i vendosur nga Christian Eriksen, do të thotë se të dy skuadrat do ta kërkojnë kalimin e grupit nga ndeshja e fundit.

Interi duhet të marrë një rezultat më të mirë kundër PSV Eindhoven sesa Spurs në Camp Nou ndaj Barcelonës ose anasjelltas.

Lexo po ashtu Tottenhami fiton ndaj Interit dhe mban gjallë shpresën për të kaluar Grupin B

“Gjithçka është e mundur. Kurrë nuk them se është mision i pamundur, në futboll mund të ndodhë gjithçka, duhet të besosh”, ka thënë fillimisht Pochettino për BT Sport.

“Do të jetë e vështirë, por besimi është shumë i rëndësishëm. Tani kemi një ndeshje të vështirë kundër Arsenalit, dhe ne duhet të jemi gati përsëri”.

Tottenhami duhet të marrë një rezultat më të mirë se Interi në ndeshjen e fundit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Për të arritur në Barcelonë dhe për të konkurruar në mënyrën më të mirë, duhet të kemi këmbë të freskëta, mendje të freskëta, pa lëndime”.

“Për të arritur në këtë mënyrë në Barcelonë ne duhet të bëjmë rotacion natyrisht. Kemi respekt të madh për Barcelonën”.

Lexo po ashtu Tottenham 1-0 Inter: Notat e lojtarëve, Vertonghen më i miri

“Barcelona është një nga skuadrat më të mira në Evropë, dhe sigurisht që ata kanë lojtarë të pabesueshëm”.

“Do të jetë një lloj loje vështirë. Por ne kemi besim se ne mund të fitojmë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/