Site icon Telegrafi

Pochettino konfirmon mungesën e Brojës për ndeshjen me Arsenalin, në pikëpyetje edhe sulmuesi tjetër i Chelseat

Armando Broja nuk do të jetë gati për Derbin e Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit dhe këtë e ka konfirmuar Mauricio Pochettino.

Pochettino ka folur një ditë para ndeshjes ku deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion, pasi në gjurin e majtë të sulmuesit 22-vjeçar, është zbuluar e njëjta diagnozë që e bëri të largohet nga grumbullimi i Shqipërisë në prag të ndeshjes me Çekinë.

Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për Derbin e Londrës.

“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren”.

“Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, ka thënë trajneri argjentinas i Chelseat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version