Telegrafi

Pochettino këshillon Interin për Alderweireldin

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino sfidon Interin të flasë me kryetarin e klubit, Daniel Levyn, në qoftë se ata duan mbrojtësin Toby Alderweireld.

Është raportuar dje se Nerazzurët po kërkojnë të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin belg në afatin kalimtar të verës, por kryetari i Spurs është i famshëm për marrëveshje të vështira.

Kështu, e ka cilësuar trajneri i klubit edhe interesimin e Interit për mbrojtësin belg, duke i këshilluar italianët të bisedojnë me Levyn.

Lexo po ashtu Interi ia vë syrin Bernardo Silvas

“Bisedoni me Danielin”, ka thënë fillimisht Pochettino duke buzëqeshur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së rëndësishme në kampionat ndaj Chelseat.

“Disa klube janë të interesuara për disa lojtarë. Është shumë e qartë se ata duhet të trokasin në derën e Daniel Levyt”, përcjell Telegrafi.

“Lojtarët që do të largohen nga klubi janë gjithmonë një vendim i klubit. Të gjithë lojtarët kanë kontratë për dy ose tre vitet e ardhshme dhe nuk jemi të shqetësuar”.

Lexo po ashtu Interi fillon bisedimet për Rodriguezin dhe Fabinhon

“Unë ftoj klubet që duan lojtarë nga Tottenhami që të vizitojnë terrenin e trajnimit dhe të takohen me kryetarin tonë. Askush nuk ka dyshime për Tobyn, askush”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, para disa ditëve, përveç Alderweireldit u flit edhe për interesimin ndaj mbrojtësit tjetër të skuadrës, anglezit Kyle Walker. /Telegrafi/