Site icon Telegrafi

Pochettino i kërkon 20 milionë euro në vit Juventusit

Mauricio Pochettino (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thuhet se i ka treguar kushtet skuadrës së interesuar italiane, Juventusit.

Zonja e Vjetër është e interesuar të zëvendësojë Massimiliano Allegrin, pasi ka dështuar të sjell trofeun e Ligës së Kampionëve në Torino.

Mediat italiane ka disa muaj që po raportojnë për emrat që po lidhen si zëvendësues të mundshëm të Allegrit.

Lexo po ashtu Allegri: Do të takohem së shpejti me presidentin, duhet të programohen shumë gjëra

Pochettino i Tottenhamit është identifikuar si një nga kandidatët kryesorë për të marr detyrën e trajnerit të Juventusi, pasi Real Madridi dhe Manchester Unitedi kanë emëruar tashmë trajnerë të rinj.

Megjithatë, argjentinasi thuhet se kërkuar një rrogë të madhe nga kampionët e Serie A dhe ky mund të jetë problem për arritjen e marrëveshjes.

Lexo po ashtu Tre emra të mëdhenj për ta zëvendësuar Allegrin, në mesin e tyre edhe Mourinho

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Pochettino i ka thënë Juventusit se dëshiron një rrogë prej 20 milionë euro në vit për të marrë përsipër ekipin nga sezoni i ardhshëm.

Një emër tjetër që po lidhet me stolin e Bianconerëve është edhe ish-legjenda e tyre, tani trajner i Francës, Didier Deschamps. /Telegrafi/

Exit mobile version