Harry Kane i Tottenham Hotspur ka hyrë në fazën e fundit të rimëkëmbjes nga një lëndim në kyçin e këmbës.
Trajneri Mauricio Pochettino është optimist se sulmuesi do të jetë i aftë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid kundër Liverpoolit.
“Kane po stërvitet dhe ka hyrë në fazën përfundimtare të rimëkëmbjes së tij”, tha argjentinasi para gazetarëve në Spanjë.
“Ne shpresojmë se do të jetë në gjendje të na japë një dorë, qoftë nga fillimi, stoli, ose nëse jo, atëherë duke na dhënë mbështetje morale në dhomën e veshjes. Por ne jemi optimist se a do të jetë në gjendje për të na ndihmuar në fushë”, tha argjentinasi.
Theksojmë se sulmuesi anglez është lënduar gjatë humbjes me rezultat minimal prej 1-0 kundër Manchester Cityt.
Ndryshe, finalja mes dyja ekipeve do të zhvillohet më 1 qershor (e shtune) në stadiumin madrilen të Wanda Metropolitano. /Telegrafi/