Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino pranon se dëshiron më shumë nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Pochettino pranon se skuadra e tij ka mungesë të përvojës dhe do të donte të shihte përforcime të reja menjëherë.
Argjentinasi këtë e tha gjatë paraqitjes së fundit televizive, ku theksoi se dëshiron ta kompletoj sa më shpejt skuadrën për sezonin e ri.
“Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Nëse është e mundur, po sillni lojtarët këtu në SHBA. Nëse jo, nuk është problem”.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën”.
The aura. 🥶#BluesInTheUSA pic.twitter.com/PgWThAyLIF
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 20, 2023
“Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër”.
“Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/