Telegrafi

Pochettino: Interi ekip me histori të madhe, Kane do të luajë ndaj tyre  

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka thënë se do të ishte i çmendur të mos luante Harry Kane kundër Interit, teksa Nerazzurrët i ka cilësuar si një ekip të madh me histori të madhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra londineze udhëton te Interi në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri, ndeshja e cila zhvillohet të martën me fillim nga ora 18:55.

“Mendoj se do të ishim të çmendur të mendonim ndryshe. Po, ai do të luajë”, ka thënë fillimisht Pochettino kur Sky Sports UK pyeti nëse do të luante Kane ndaj Interit në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Skriniar: Kane kërcënimi më i madh, mezi pres të luajë në Ligën e Kampionëve

“Unë nuk e di se çfarë prisni prej meje, apo çfarë mendoni se përgjigja ime duhet të jetë. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Ai do të shënojë gola dhe ai do të kryejë punën në mënyrën që duam dhe ne presim. Nuk ka problem”.

Pochettino gjithashtu foli për Gazzetta dello Sport në lidhje me ndeshjen, të cilën të dyja skuadrat vijnë nga humbjet e tyre në kampionat.

Lexo po ashtu Spalletti: Ndeshja ndaj Tottenhamit, pikë kthese për Interit  

“Interi është një ekip i madh me histori të madhe dhe rikthimi në Ligën e Kampionëve do të sjellë patjetër një motivim të veçantë për ta”.

“Mauro Icardi? Ne i dimë cilësinë e tij shumë mirë. Sa për Lautaro Martinez, ai është i pathyeshëm, një djalosh i cili do të shkojë larg”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/