Drama e marrëdhënies martesore ku përfshihet Mauro Icardi i Paris Saint-Germain ka dominuar titujt e mediave në shtatë ditët e fundit, por Mauricio Pochettino pret që lojtari ta ketë lënë mbrapa historinë dhe të jetë gati për derbin e sotëm (e diel) kundër rivaleve të vjetër Marseille.
Icardi u largua nga skuadra e PSG-së që mundi RB Leipzig në Ligën e Kampionëve në mesjavë, por ai do të jetë ndër opsionet e Pochettino kur ata të udhëtojnë në jug të Francës.
Mungesa e argjentinasit erdhi për shkak të ndarjes nga gruaja e tij Wanda Nara, e cila e akuzoi për tradhti.
Megjithatë, Icardi i është kthyer ekipit tashmë dhe trajneri Pochettino e ka lavdëruar për karakterin e tij të fortë.
“Mauro është një lojtar i fortë psikologjikisht. Ai është i mirë dhe i disponueshëm për të qenë pjesë e ekipit”, konfirmoi Pochettino në konferencën për shtyp të së shtunës para ndeshjes me Marseille.
🎙️ Mauricio Pochettino: "Icardi is a strong player psychologically. He has trained and will be in the squad for tomorrow." 🔴🔵 #PSGLive
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) October 23, 2021
“Ai ka qenë duke u stërvitur me ne pas ndeshjes kundër RB Leipzig dhe do të jetë në skuadër për Classiquen e nesërme (e diel).
“Është e qartë se klubi po e kërkon lojtarin, nga presidenti te lojtarët. Ne jemi të gjithë aty për ta ndihmuar atë në çdo kohë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/