Një gjë është e sigurt, Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajner i Interit në sezonin e ri.
Së paku kështu thonë fjalët e trajnerit të Tottenhamit, në konferencën për mediat para ndeshjes ndaj Leicesterit.
“Në kontratën time nuk ka asnjë klauzolë për t’u larguar. Do të qëndroj në Tottenham edhe për sezonin e ardhshëm, mos u merakosni”.
“Kam dëgjuar shumë zëra, por unë kam obligime me këtë klub dhe nuk kam arsye për t’u larguar”, ka thënë Pochettino.
Spurs e mbyllën sezonin 2016/16 si nën kampion. /Telegrafi/