Mauricio Pochettino thuhet se është një nga kandidatët për të marrë përsipër detyrën e trajnerit te Juventusi dhe Interi nga sezoni i ardhshëm.
Interi i Antonio Contes u afrua në vetëm gjashtë pikë mbrapa liderëve të Juventusit falë fitores 4-0 në SPAL, duke e rikthyer Scudetton në një garë.
Gazeta Tuttosport paralajmëron se Maurizio Sarri do të pushohet nga puna nëse nuk e fiton titullin në Serie A ose nuk fiton Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë.
Në anën tjetër mediumi britanik The Telegraph raporton se klubet e mëdha italiane tashmë kanë etiketuar Pochettinon si trajner të tyre të ardhshëm.
Ish-menaxheri i Spurs, Pochettino kishte qenë tashmë një kandidat i fortë për punën te Juventusi përpara se të emërohej Sarri.
Interi është gjithashtu një mundësi, pasi Conte ka irrituar hierarkinë e Nerazzurrëve me ankesat e tij publike në strategjinë e tyre të transferimeve, veçanërisht rreth Christian Eriksen.
Do të ishte interesante që Eriksen dhe Pochettino të ribashkohen në Serie A pas kohës së tyre së bashku me Tottenham. /Telegrafi/