Telegrafi

Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes dhe Icardit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e dy sulmuesve të tij, Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Lionel Messi ka përfunduar me sukses transferimin e tij te PSG gjatë kësaj jave, teksa të mërkurën e bë prezantimi zyrtar në Parc des Princes.

Megjithatë, ardhmja e Messit te PSG ka krijuar paqartësi për të ardhmen e disa prej yjeve aktual të klubit.

Njëri nga ta padyshim se është francezi Mbappe, i cili është lidhur me një transferim te Real Madridi dhe tjetri është Icardi që lidhet me një rikthim në Serie A.

Menaxheri i PSG-së, Pochettino ka folur tashmë për këto thashetheme në lidhje me dy sulmuesit e tij.

“Unë nuk do të komentoj atë që tha presidenti ynë për Kylian. Mbappe është këtu dhe ai është lojtari ynë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë”.

“Icardi është pjesë e ekipit. Shumë gjëra mund të ndodhin, por ai është këtu me ne”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/