Site icon Telegrafi

Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij

Mauricio Pochettino pranon se nënshkrimi i Cole Palmer ishte një vendim i marrë nga drejtorët sportivë të Chelseat dhe jo nga ai.

Trajneri i Bluve ka parë një tjetër lojtar që bashkohet me londinezët perëndimor që tani shpenzojnë mbi 1 miliard euro në tregun e transferimeve që kur Todd Boehly mori kontrollin e klubit.

Palmer u transferua te Chelsea nga Manchester City në një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro, pasi nuk kishte vend në planet e Pep Guardiolas.

Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea nënshkruan me talentin Cole Palmer

“Unë mendoj se drejtori sportiv dhe pronari sigurisht, por drejtori sportiv ishte ideja e tij për ta shtuar atë (Palmer) në skuadër. Mendoj se ai është i përshtatshëm për projektin. Lojtar i talentuar, sigurisht”, ka thënë Pochettino.

“Gjithashtu ai vendosi të vinte sepse pret të luajë ndoshta më shumë dhe të jetë i rëndësishëm këtu, por unë mendoj se kjo nuk është më e rëndësishmja. Ai vendosi të vijë sepse Chelsea është një projekt për të dhe të përmirësojë lojën e tij”.

“Mendoj se cilësia është aty, është një potencial i madh dhe sigurisht që tani ai duhet të vendoset këtu dhe të dëshmojë dhe të tregojë se është më i mirë se shokët e tij dhe të luajë. Është e vështirë të luftosh për një vend në pozicionin e tij”, ka potencuar më tej trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version