Telegrafi

Pochettino e paralajmëron Juven për Icardin, e konsideron pjesë të rëndësishme të PSG-së

(Foto: Instagram/mauroicardi)

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, beson se secila skuadër ka nevojë për një sulmues sikur Mauro Icardi, me argjentinasin që po lidhet me Juventusin.

Bianconerët pritet të transferojnë një sulmues në janar, ndërsa ish-futbollisti i Interit është një opsion shumë i përshtatshëm.

Zonja e Vjetër ka buxhet të vogël për transferime dhe mund vetëm t’i huazojë lojtarët me opsionin e blerjes. Ndërsa shefi ekzekutiv, Maurizio Arrivabene, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimeve të shtrenjta gjatë dimrit.

(Foto: Instagram/mauroicardi)

“Unë gjithmonë them se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm”, ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp duke iu referuar Icardit.

Lexo po ashtu Jo vetëm Icardin, PSG i ofron Juventusit edhe një tjetër yll të tyre

“Mauro është një lojtar me aftësi për të shënuar gola, mendoj se secila skuadër ka nevojë për një si ai. Akoma besoj se skuadrat nuk përbëhen nga vetëm 11 futbollistë. Është e domosdoshme që të kihet baraspeshë dhe këtë gjë ia siguron Mauro skuadrës”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mauroicardi)