Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, thuhet se dëshiron portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris .
Sipas mediumit Football Insider, Pochettino është në ‘kontakt të rregullt’ me Lloris dhe është i etur të nënshkruajë me portierin francez.
Dyshja gëzuan një marrëdhënie shumë të ngushtë, pasi kaluan mirë gjatë pesë viteve të tyre së bashku në Londrën e Veriut.
Mendohet se menaxheri dhe kapiteni i tij drekonin rregullisht së bashku në terrenin e stërvitjes.
Marrëdhënia e francezit me zëvendësuesin e Pochettino të Tottenhamit, Jose Mourinho nuk është aq e fortë dhe kjo mund të shtyjë Lloris të largohet.
Pochettino thuhet se do të shpresojë të përfitojë nga kjo në verë duke i ofruar Lloris një ribashkim në kryeqytetin francez. /Telegrafi/