Telegrafi

Po zhvillohen zgjedhjet për president të ri të Barcelonës, votojnë tre kandidatët dhe Lionel Messi

Gjatë ditës së sotme (e diel), 7 mars 2021, janë duke u zhvilluar zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës.

Para disa muajsh, presidenti Jose Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti i tij, ndërsa më herët gjatë këtij muaji u arrestua shkaku i parregullsive gjatë mandatit.

Me dorëheqjen e Bartomeut, klubi katalunas u detyrua të organizojë zgjedhje për presidentin e ri, të cilët u parapanë të mbahen në janar, por u shtynë shkaku i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Lexo po ashtu Zgjedhjet në klubin e Barcelonës për president: Në garë mbesin zyrtarisht vetëm tre kandidatë

Megjithatë, pritjes tani i ka ardhur fundi dhe gjatë ditës së sotme (e diel) po zhvillohet votimi për presidentin e ri të Barcelonës.

Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font janë tre kandidatët në votimin përfundimtar dhe secili ka një ide ndryshe për të ardhmen e klubit dhe do të emërojë një bord të ri pas triumfit të tyr

Tashmë kur ka shkuar gjysma e ditës, të tre kandidatët për president të Barcelonës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Përveç tyre, në objektet e klubit është parë edhe kapiteni argjentinas i ekipit, Lionel Messi, i cili së bashku me njërin nga djemtë e tij ka shkuar për të votuar.

Jo vetëm Messi, por edhe emra tjerë si Jordi Alba, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Rique Puig janë parë duke votuar për presidentin e ri të klubit.

Ndryshe, të drejt vote për president të Barcelonës kanë mbi 110 mijë anëtarë, ndërsa rreth 20 mijë vota tashmë kanë ardhur me anë të postës.

Deri në ora 12:00, ushtrimin e të drejtës së votës e kanë kryer 10,792 persona apo 9.78% e anëtarëve. /Telegrafi/