Site icon Telegrafi

Po vjen versioni sportiv M7

Përderisa jemi duke pritur që kompania BMW të prezantojë zyrtarisht Serinë e re 7 (G11/G12), nga Gjermania janë shfaqur spekulimet edhe për versionin sportiv M7.

Nëse këto spekulime dalin si të vërteta, atëherë BMW M7 do të duhej të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm, si rival i modelit Audi S8 dhe Mercedes S AMG.

Kjo veturë thuhet se do të ketë kapacitet prej më shumë se 600 kuaj fuqi, por për momentin nuk dihet nëse nën kapak do të ketë motorin V12 apo V8 nga modeli M5/M6, transmeton koha.net.

Gjithashtu kjo veturë do të karakterizohet edhe me Aero Body Kit (mbrojtësit e përparmë më ndryshe me më shumë hapësira për ajër, set pragjesh, difuzer të pasmë…), sistemin sportiv të shkarkimit dhe sistemin sportiv të amortizatorëve, rrotat M, frenat më të forta dhe enterier sportiv.

Nëse i jepet vërtet drita jeshile modelit BMW M7, atëherë çmimi i tij supozohet të jetë rreth 140 mijë euro në Gjermani.

Exit mobile version