Telegrafi

Po vjen një emisioni i rrallë veror në televizionet kosovare (Foto)

Një emision veror, udhëtues nëpër bregdetin shqiptar do të vijë së shpejti për të gjithë adhuruesit e turizmit.

Egzona Ismajli, e cila karakterizohet me vija trupore dhe sharm tërheqës, në këtë udhëtim do të na prezantojë atraksionet e bregdetit shqiptar.

Plazhet e bukura, jeta e natës dhe atraksionet kulturore do të jenë pjesë e reportazheve më të reja të këtij programi interesant.

Qëllimi i emisionit, është promovimi i pikave turistike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Për më tepër informacione në ditët në vijim, Telegrafi do të jetë pjesë e disa udhëtimeve, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të këtij emisioni, dhe do ju mbaj të informuar rreth më të rejave të tij.

Tani për tani, njihuni përmes disa fotografive me prezantuesen bukuroshe të këtij emisioni, Egzona Ismajli. /Telegrafi/