Reperi shqiptar, Noizy, do të publikojë së shpejti projektin e ri të tij.
“Kriminel” titullohet kënga e re e cila do të publikohejt shumë shpejt.
Është vet Noizy ai që ka konfirmuar publikimin e projektit që po vjen si bashkëpunim i madh me reperin shqiptar me famë në Gjermani, Azet.
Projekti shihet se është realizuar në mes të një luksi të madh, tipik për reperët.
Kjo është hera e parë që një reper shqiptar arrin të bashkëpunojë me një emër të madh si Azet.
Azet konsiderohet një prej emrave më të respektuar të hip hopit gjerman.
Ndërkaq, Noizy publikoi projektin e tij të ri vetëm pak kohë më parë. /Telegrafi/