Telegrafi

Po vëzhgonin terrenin, droni i ushtrisë ukrainase filmon një objekt misterioz në qiell – ngjante me pjatën fluturuese të UFO-ve

Një disk fluturues i ngjashëm me pjatat fluturuese të UFO-ve, është kapur nga kamera e ushtrisë ukrainase që është shpërndarë nga Daily Mail.

“Çfarë dreqin është kjo? Pse nuk po lëvizë”, dëgjohet njëri nga ushtarët ukrainas të batalionit të 406-të që thotë – derisa pretendon se UFO-t janë parë në vijën e frontit.

Derisa madhësia, lartësi dhe forma e objektit mbetet mister, lartësia e dronit që e filmoi me gjasë ishte shumë e madhe, transmeton Telegrafi

Batalioni i 406-të ishte duke vëzhguar terrenin me dronë, në përpjekje për të zmbrapsur disa sulme të ushtrisë ruse, kur hasi në objektin misterioz.

Ngjarja ka ndodhur shumë afër vijës së parë të frontit, ndërsa ukrainasit gjykuar nga pamjet kanë mbetur të habitur me atë që ka regjistruar kamera e dronit të tyre. /Telegrafi/