Site icon Telegrafi

Po vazhdojnë sulmet e ukrainasve – sërish bombardohen rafineritë ruse

Forcat ukrainase po vazhdojnë të kryejnë sulme brenda territorit të shtetit rus.

Ushtria ukrainase dhe sabotuesit rus kohët e fundit po bombardojnë industrinë e karburanteve.

Lexo po ashtu Rafineritë ruse të naftës goditen nga dronët ukrainas

Gjatë mbrëmjes së kaluar dronët sulmuan dy rafineri të naftës në rajonin e Samara të Rusisë.

 

Dronët goditën territorin e një rafinerie nafte në Syzran, duke shkaktuar një zjarr që aktualisht shtrihet në 500 metra katrorë.

Theksojmë se tre grupe ruse kohët e fundit po organizojnë sulme brenda Rusisë, si shenjë pakënaqësie ndaj Kremlinit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version