Site icon Telegrafi

Po u dërgonte ushqim ushtarëve në fushëbetejë, artileria ukrainase shkatërron kamionin rus

Një kamion i tipit Ural i ushtrisë ruse i cili po transportonte ushqim për ushtarët e saj në Ukrainë, është goditur nga artileria ukrainase.

Derisa ishte në lëvizje në një zonë malore, kamion me plot ushqim që po u dërgohej ushtarëve rusë në front, është goditur nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin kamionin e shkatërruar plotësisht dhe të kapluar nga zjarri, si dhe ushqimin që ishte shpërndarë përreth mjetit të djegur.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 40 nga 45 dronët e lansuar nga rusët

E në një moment shihen ushtarët ukrainas duke iu afruar kamionit, për të dokumentuar më mirë sulmin si dhe ushqimin që ishte shpërndarë nëpër fushë.

Në anën tjetër, ukrainasit besojnë se sulme të tilla kanë shumë efekt, për faktin se rusët shpesh ankohen për mungesë ushqimi dhe ujit të pijshëm.

E kjo sipas tyre do t’ua vështirësonte edhe më shumë mbijetesën në Ukrainë, ku janë shpërndarë në pothuajse çdo pjesë të këtij shteti evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version