Luftimet e ashpra në Ukrainë janë duke vazhduar, ku nga të dyja palët raportohet për të vrarë dhe të plagosur.
Në anën tjetër, operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase, po vazhdojnë misionin e tyre – sulmet ndaj pozicioneve ruse, transmeton Telegrafi.
Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur ushtarët rusë eliminohen kur operatori i dronit hedhë bombën pikërisht para syve të tyre.
Ata gjendeshin në një fushë të gjelbëruar, duke mos qenë fare të vetëdijshëm që mbi kokën e tyre po fluturonte një dron i ushtrisë ukrainase.
Në momentin që ata po tentonin të avanconin drejt pozicioneve të ukrainasve, goditen nga bomba që hidhet nga droni dhe i vret ushtarët rusë. /Telegrafi/