Një kalimtar rasti kishte arritur ta çarmatosë personin e armatosur në Monterey Park të Kalifornisë, pasi kishte vrarë 10 persona dhe kishte plagosur disa tjerë.
Brandon Tsay tha se ishte në një ndejë në Alhamra, kur sulmuesi Huu Can Tran hapi dyert dhe u shfaq i armatosur me pushkë automatike, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë për Good Morning America dhe The New York Times tregoi në detaje sesi kishte ndodhur ngjarja.
Tran që vrau 10 persona në Monterey Park, sipas policisë amerikane thuhet se ishte “duke kërkuar gruan e tij” dhe për këtë nuk dihet nëse ajo është në mesin e viktimave.
E po të mos ishte ndërhyrja e Tsay në ndejën e organizuar sigurisht se do të kishte më shumë të vdekur. Ai edhe gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet, se kishte arritur ta çarmatosë sulmuesin, i cili më pas ishte arratisur.
Në natën e sulmit po festohej Viti i Ri Hënor, ku mijëra qytetarë me prejardhje aziatike po festonin në rrugët e qytetit.
“Ishte në korridor dhe ishte vonë. Shumica e klientëve ishin larguar nga salla. Aty dëgjova një krismë në dyer dhe menjëherë e ndoqa zhurmën nga vinte. Atje pashë një burrë aziatik që mbante armë në dorë. Aty thash me vete se këtu do të vdes. Reagova sipas instinktit dhe menjëherë ia rrëmbeva armën”, tha Tsay. /Telegrafi/
EXCLUSIVE: "I realized I needed to get the weapon away from him, disarm him, or else everyone else would have died."
Brandon Tsay, who helped disarm the gunman who allegedly shot 20 people, 10 fatally, during Lunar New Year celebration in CA, speaks out. https://t.co/O3eNuELr9O pic.twitter.com/OXTCXgml1u
— Good Morning America (@GMA) January 23, 2023