Një fëmijë 3-vjeç është vrarë të dielën në Bregun Perëndimor, kur policia izraelite hapi zjarr mbi dy persona të dyshuar që me veturë u përplasën në punktin e tyre.
Vajza e pësoi pasi që vetura e bardhë krejt befasisht u përplas mbi dy policët izraelitë që ishin në punkt në afërsi të fshatit palestinez Bid, transmeton Telegrafi.
Policët izraelitë kishin shtënë, duke vrarë dy personat e dyshuar, por se aksidentalisht kishin goditur edhe fëmijën që ishte në furgon që gjendej para veturës së personave të dyshuar.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen policët duke kontrolluar furgonin në punkt në veriperëndim nga Jerusalemi, para se të kalonin kufirin.
https://twitter.com/AJEnglish/status/1744325314283483215
E vetura e dytë e vogël me ngjyrë të bardhë shihet duke mos u ndalur, dhe u vërsulet policëve derisa i afrohet pikës së kalimit kufitar.
Pamje tjera shfaqin të dy mjetet duke kaluar nëpër punkt, si dhe policët që vrapojnë pas veturës së dytë duke hapur zjarr mbi dy personat e dyshuar që gjendeshin brenda që mbetën të vrarë.
E sipas policisë, vajza 3-vjeçare ishte në veturën e dytë, duke theksuar se autoritetet kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident. /Telegrafi/