Site icon Telegrafi

A po shkon Ukraina drejt një marrëveshje paqeje me Rusinë?

Një fjali interesante e thënë së fundmi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Në një deklaratë të dhënë në rrjete sociale, Zelensky tha se “ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur në kushte të drejta dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme​”.

Zelensky gjatë gjithë luftës ka insistuar se armiqësitë nuk do të pushojnë derisa Ukraina të ketë shtyrë forcat ruse nga çdo pëllëmbë e territorit të saj, dhe se ai do të refuzonte çdo kusht që do të përfshinte dorëheqjen nga tokat ukrainase, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët

Megjithatë, me luftën e cila së shpejti do të hyjë në vitin e saj të tretë, dhe me mbështetjen perëndimore e cila ka filluar të zvogëlohet, disa analistë kanë sugjeruar se Ukraina po shkon drejt tryezës së negociatave dhe zbutjes së qëndrimeve të saj.

Është e paqartë se çfarë saktësisht do të thotë deklarata e Zelenskyt, megjithëse disa media ukrainase po pretendojnë se kjo do të thotë se një marrëveshje paqeje mund të jetë në horizont.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version