Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka shprehur mirëseardhje transferit më të ri, Paul Pogba.
Është raportuar gjatë ditës se mesfushori i Juventusit iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Djajtë e Kuq para asaj që pritet të jetë rekord botëror i transferimeve.
“A është një punë e kryer? Po, më në fund”, ka deklaruar portugezi pas ndeshjes së Community Shield ndaj Leicester Cityt.
“Është mahnitëse që një lojtar aq i mirë po vjen te ne. Më në fund e kemi. Ai po vjen te një ekip fitimtar, një ekip që i ka fituar dy ndeshjet e fundit, Kupën (FA) dhe Charity Shield”.
Klikoni për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
“Ai duhet të punojë shumë që të depërtojë në skuadër. Mora informacion paka para ndeshjes, nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë”.
“Nëse vjen para fillimit të Ligës Premier, atëherë do të jetë gjë e mirë, sepse do të kemi kohë për të punuar”, ka deklaruar Mourinho. /Telegrafi/