Roma mund ta humbas njërin nga mbrojtësit e saj më të mirë, Roger Ibanezin.
Qendërmbrojtësi brazilian është i huazuar te Roma nga Atalanta, por që Giallorosët kanë të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.
Gjithsesi braziliani ka shpaguar investimin e Romës, pasi vlera e tij është rritur dukshëm.
22-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij viti duke bërë që edhe skuadrat e mëdha ta fusin në listën e dëshirave.
Calciomercato ka raportuar se kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain dhe ai anglez Liverpool janë duke kërkuar transferimin e Ibanezit.
Parisienët që nga largimi i Thiago Silvës po kanë probleme në mbrojtje dhe Ibanez shihet si zgjidhja e problemeve.
Në anën tjetër te Liverpool janë në alarm të lëndimeve, pasi Joe Gomez e Virgil Van Dijk për një kohë të gjatë janë jashtë fushave.
Roma do të paguaj 10 milionë euro për blerjen e lojtarit nga Atalanta, por ekziston mundësia që Giallorosët ta shesin Ibanezin nëse vije një ofertë mbi 45 milion euro. /Telegrafi/