Telegrafi

Po shkëlqen në Serie A, Juventusi e bën prioritet transferimin e mbrojtësit italian

Juventusi pritet të bëj një përforcim të madh në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër rivalizoi Interin deri më tani, por Nerazzurët kanë shkuar plus nëntë pikë dhe me këtë epërsi që mund të shkoj në 12 nëse zikaltërtit fitojnë ndaj Atalantës.

Kësisoj te Zonja e Vjetër synojnë që sezonin e ri të përforcohen për tu kthyer si konkurrues në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të shesë dy lojtarë për të financuar blerjen prej 70 milionë eurosh

Bardhezinjtë e kanë bërë prioritet nënshkrimin me qendërmbrojtësit e Bolognës, Riccardo Calafiorin.

Qendërmbrojtësi i ri italian ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bolognës dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në elitën e futbollit italian.

21-vjeçari është prioriteti numër një për mbrojtjen e bardhezinjve me Juventusin që është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro për transferimin e tij.

Calafiori e ka nisur karrierën te Roma si mbrojtës i majtë, por pas shkëlqimit një vjeçar te Baseli, ai iu bashkua Bolognës për katër milionë euro dhe tani është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Itali. /Telegrafi/