Arsenal dhe Real Madrid kanë vënë në shënjestër si objektiv sulmuesin e Atalantas, danezin Rasmus Hojlund.
Sulmuesi është duke zhvilluar sezonin e parë në elitën italiane teksa aktivizohet në Serie A me Atalantan.
Gjashtë gola dhe dy asiste, kanë bërë që londinezët dhe madrilenët të kthejnë vëmendjen nga 20-vjeçari i cili për nga fiziku cilësohet edhe si kopje e Erling Haaland.
Synimi i Real Madrid është që me Hojlund të zëvendësojnë Karim Benzema teksa sulmuesi nordik ka edhe pëlqimin e presidentit Florentino Perez i cili e sheh 20-vjeçarin si një lojtar të denjë.
Por mbretërit nuk e kanë të lehtë, pasi që Arsenali do të bëjë rezistencë dhe do të luftojë për danezin, ku pritet të vije edhe oferta, që mund të jetë e parezitueshme.
🚨| Real Madrid are very interested in young Atalanta striker Rasmus Højlund and have sent scouts to watch him while preparing a potential offer. They want a back-up for Karim Benzema next season. @repubblica #rmalive pic.twitter.com/w13Ta8RbYw
— Madrid Zone (@theMadridZone) February 22, 2023
Hojlund e ka nisur karrierën e tij tek Copenhagen aty ku shënoi pesë gola në 32 ndeshje, me sulmuesin që më pas kaloi te Sturm Graz në Austri ku shënoi 12 gola në 21 ndeshje./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xXaP1ryalw4