Telegrafi

Po shkëlqen në evropian, Roma mund ta humbas Spinazzolan

Leonardo Spinazzola është njëri nga futbollistët më të mirë të Italisë në këtë Kampionat Evropian.

Në fakt nga katër ndeshjet e para të zhvilluara në Euro 2020, anëori i Romës ka marrë dy herë çmimin si lojtari i ndeshjes, ndaj Turqisë dhe Austrisë.

E falë paraqitjeve fantastike në Euro 2020, ylli i Romës mund të ndërrojë skuadër qysh në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë po ndiqet me kujdes nga dy gjigantët evropian, Real Madridi dhe Chelsea.

Mediat italiane kanë raportuar se të dyja skuadrat janë të gatshme të shpenzojnë për afrimin e lojtarit gjatë verës, por nga ana tjetër Roma nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij.

Drejtuesit e Giallorosëve po i përgatitin lojtarit një kontratë të re afatgjate, ku do të përmirësohet edhe paga e tij.

Vlera momentale e mbrojtësit të majtë italian është rreth 35 milionë euro, por në rast se vazhdojnë paraqitjet e tij fantastike, atëherë ajo mund të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/